Higuain dhe dita e pare si milanist; çmenden tifozet

Gonzalo Higuain jetoi kete te enjte diten e tij te pare si futbollist i Milanit. Gjithçka nisi me vizitat mjekesore ne Kliniken La Madonnina ku ishin te shumte tifozet qe kishin mberritur duke e pritur argjentinasin me shume entuziazem.

‘Jam shume i kenaqur-ishin fjalet e tij te para si milanist, nderkohe qe beri edhe foton e pare me fanelen e Milanit.

Me pas Higuain i shoqeruar nga vellai qe eshte njekohesisht edhe agjenti i tij shkuan ne zyrat e Milanit per te nenshkruar kontraten. Higuain, qe me shume gjasa do te beje debutimin me Milanin ne ndeshjen me Realin e Madridit, ka me Milanin nje kontrate 3 vjeçare. Sezonin e pare do te perfitoje 9.5 milione Euro, ndersa ne dy te tjeret ai do te marre 10 milione Euro ne vit.

Sfidanti.al