Kur arriti finalen e Uimbëlldonit duke u mundur nga gjermania Anzhelikë Kerber, Serena Uilliams u duk në formën e saj të zakonshme, gjithnjë nëpër finalet e Grand Slemeve. Kushdo priste që amerikania të vazhdonte ngjitjen, pas ndërprerjes për lindjen e fëmijës, veçse lajmet e fundit nuk janë shumë të mira. Veterania, që ka fituar 23 turne të Çmimeve të Mëdhenj (vetëm 1 larg rekordit botëror), u mund keqazi nga britanikja Xho Konta. Kjo u bë e para britanike në histori që e mund Serenën, dhe turpi më i madh ishin setet, me shifrat 1-6 e 0-6. Kurrë më parë, gjigandia amerikane nuk kishte pësuar një turpërim të tillë.
Sfidanti.al