Juventusi duhej ta fitonte një derbi të radhës dhe të vazhdonte marshimin drejt titullit. Nuk ka probleme skuadra e Mauricio Sarrit, pasi sulmi po plas nga shëndeti, me Ronaldon e Dibalën, dhe me të tillë si Dagllas Kosta apo Higuain. Po ashtu, mesfusha duket më mirë me Pjaniçit të kthyer në formë, si dhe mbrojtja është bërë “çelik” nga garancitë që jep më në fund De Ligti, që ngjan si Bonuçi+Kielini! Gjithsesi, trajneri Sarri paralajmëron të tijtë se derbi është derbi, se Beloti mund të bëjë ndonjë shaka dhe se “zemra” e Torinos mund të bëjë “gjëmën”. Edhe Lacio nuk ndihet shumë mirë sepse i mungojnë sulmuesit Imobile e Kaisedo. Trajneri Inzagi kërkon gola nga Milinkoviç e Luis Alberto, por tek Milani kthehet titullar Zllatan Ibrahimoviç, pra ndeshja mund të jetë shumë më e vështirë sesa parashikohej.
Sfidanti.al