Sëmundja e Interit? “Doktor” De Bur s’di gjë..

Një gazetar që nuk i bie fjala në toka dhe ndjell besim tek opinioni për ato që thotë, ka të drejtën e Zotit të shfaqë gjykimin e tij edhe kur flitet për një “pacient” si Interi. Mario Skoncerti, gazetari i mirënjohur për analizat detajuara në futbollin Italian, në emisionin “Domenica Sportiva” ka mbështetur idenë e largimit të holandezit të Interit, De Bur.

“Unë nuk e di nëse do të shkarkohet apo jo. Nëse do ta largonin nga stoli i Interit do të ishte korrekte.  Sepse nuk është në logjikën e futbollit që një trajner, edhe pas 2 muajve, të thotë se nuk e di çfarë ndodh me Interin që luan kështu. Dua shpjegime. Nëse trajneri im nuk e di, atëherë, është me vend që të marrim një tjetër që e di..”