Arbitri në barelë! Ku tjetër veç Anglisë..

Ka ndodhur në Angli, atje ku futbolli është i ndezur aq shumë fizikisht, sa edhe arbitri nuk e ka “jetën të mbrojtur”. Quhet Kevin Xhonson dhe ishte duke gjykuar në ndeshjen e Ligës Two ( kategoria e katërt në Angli) midis Plymuth dhe Colçester dhe nuk e kishte menduar kurrë se do të dilte nga fusha me barelë. Të alamrmuar, pas pwrplasjes, s’kanë humbur kohë për ta çuar menjëherë në spital. Episodi ndodhi me sulmuesin e skuadrës vendase, Xhimi Spencer.

Skena ishte e pabesueshme: arbitri pas goditjes që mori, u çua në këmbë për të rënë edhe një herë në terrenin e lojës, por pa humbur kurrë ndërgjegjen. Dhimbja në qafë dhe në shpinë, e kanë penguar Kevin Xhonsonin të çohej përsëri. ” Nuk është e lehtë të gjykosh në Angli”- ka bërë autoironi arbitri.