Ronaldo bën çudira: s’ka gola për Juventusin, por.. rekord te aksionet

Vlera e aksioneve të Juventusit ka filluar të rritet në mënyrë drastike, qëkur në këtë klub torinez erdhi gjatë verës Kristiano Ronaldo. Veç se e forcoi së tepërmi ekipin e “zonjës së vjetër”, Ronaldo e ka forcuar shumë edhe fuqinë e marketingut të këtij klubi, kështu që është e logjikshme që aksionet e Juventusit të rriten gjithnjë e më shumë. Juventusi arriti dje një rekord të ri, pasi vlera e aksioneve të Juves u rrit 3,55 për qind dhe tani një aksion kushton 1,343 euro.
Aksionet e Juventusit, në fillim të qershorit, kishin një vlerë prej 0,6190 eurosh, pra shihet qartë se çfarë rritjeje ka pësuar vlera e aksioneve të klubit torinez që nga ardhja e Kristiano Ronaldos.
Sfidantia.