Euzebio Di Françesko nuk dëshiron të mendojë për të ardhmen në këtë pikë të sezonit. Trajneri i Romës në prag të sfidës me Kaljarin deklaroi se ajo që ka më shumë rëndësi për të është që skuadra e tij të sigurojë vendin mes 4 më të mirave të Serisë A dhe të kualifikohet për në Ligën e Kampioneve
‘Do të flasim për kontratën time kur të jetë momenti i duhur-tha Di Françesko-unë jam i qetë dhe kam shumë dëshirë të vazhdoj këtë rrugëtim. Por gjithcka varet nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm që është objektivi kryesor yni. Është më mirë që të vazhdosh një punë sesa të prishësh dicka të bërë mirë. Është e nevojshme që të krijohen bazat. Është thelbësore të hyjmë në zonën Champions, më pas do të mund të flasim për çdo gjë tjetër.
sfdanti.al