Ditët e fundit Italia e futbollit ka folur për polemikat mes Ministrit të brendshëm italian Mateo Salvini dhe trajnerit të milanit Xhenaro Gatuzo. Salvini kritikoi trajnerin kuqezi pas ndeshjes me lazion për mos kryerjen e ndërrimeve, por ai gjeti përgjigjen e menjëhershme të Gatuzos që e këshilloi atë që të shohë më shumë politikën dhe hallet e vendit. padyshim që Salvini bëri prapakthehu në qëndrimin e tij më pas, por kjo nuk është se shërbeui shumë.
Tashmë të gjithë aktorët e futbollit në Itali, por edhe ndonjë politikan ka dalë në mbështetje të gatuzos sic është rasti i kryetarit të bashkisë së Milanos, Xhuzepe Sala që tha: ‘Edhe pse jam tifoz i Interit; në polemikën mes Gatuzos e Salvinit jam me trajnerin e Milanit. Nuk e them këtë për përkatësinë time politike, partitë në këtë histori nuk hyjnë aspak. Secili duhet të bëjë atë që i takon dhe të mos hyjë në kompetencat e të tjerëve’.
Nuk mund të mos përfshihej në këtë histori sulmuesi i Nisës, Mario baloteli që edhe në të kaluarën ka pasur polemikat e tij me Salvinin. Sulmuesi ka theksuar mbështetjen e tij ndah Gatuzos nëpërmjet një postimi në Instagram Story ku kishte publikuar foto të trajnerit të Milanit me përgjigjen ndaj Salvinit dhe më pas shkruante: ‘Trajner, mendoj se jemi shumë persona që duam t’i themi ca gjëra atij’.
sfidanti.al