Kur mosha nuk të ndal, Rober Marshand feston 107 vjetorin mbi…bicikletë

Quhet Robert Marshand dhe së fundmi ka festuar 107 vjetorin e tij të lindjes. Edhe pse tashmë 1 shekullor, francezi nuk ka dashur që të qëndrojë i rehatuar në divanin e tij, por mori përsipër të përshkojë 15 km me bicikletë në rrugët e Ardesh që është në jug të Francës. Edhe pse moti ishte i ftohtë, Mrashand nuk u step por e bëri aktivitetin e tij që mesa duket është i përditshëm.

I lindur në vitin 1911, Robert Marshand është personi i nëntë në botë që e ka kaluar kufirin e 100 viteve në jetë. Ka qenë një praktikues i sportit të ciklizmit dhe në vitin 1946 ai u rendit i shtati në Cmimin e Madh të Kombeve në këtë sport kur ishte 35 vjec. U tërhoq nga ky sport, për t’u rikthyer në vitin 1978 dhe sot e kësaj dite vazhdon të stërvitet pavarësisht moshës së tij.

Në 2014 ai vendosi rekordin e ri botëror të orës për grupmoshën 100 vjec teksa përshkoi 26.9 km për 60 minuta duke thyer atë të mëparshëm të vendosur po prej tij, me 24.2 kilometra. Por Marshand nuk u ndal me kaq. Vitin e kaluar, Marshand vendosi një tjetër rekord të orës në ciklizëm, këtë radhë për grupmoshtën 105 vjec teksa përshkoi 22.5 km në 60 minuta.  në të njëjtën kohë, marshand ka shkruar emrin e tij edhe në Librin Guinness si sportisti më i vjetër në moshë në aktivitet.

sfidanti.al