Stadiumi i famshëm i Barcelonës, ‘Camp Nou’ shumë shpejt pritet të ketë një emër të modifikuar. Sipas asaj që publikohet te ‘el mundo Deportivo’ që është shumë pranë klubit katalanas, por që i referohet radios RAC1, kampionët e spanjës janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje me kompaninë farmaceutike Grifols për vendosjen e një mbiemri te ky impiant impresionues që aktualisht ka një kapacitet prej pak më shumë se 99 mijë vendesh.
Mësojhet se bisedimet mes palëve në këtë pikë po shkojnë sipas parashikimeve edhe nuk përjashtohet mundësia që njoftimi zyrtar të bëhet brenda vitit 2018 edhe pse ka ende disa detaje e klauzola për t’u përcaktuar. Emri i grifols si sponsori i Camp Nout është përmendur më parë, por në tetor 2018 drejtuesit e kompanisë i përgënjeshtruan zërat. gjithsesi duket se bisedimet janë zhvilluar në fshehtësi dhe procesi i modifikimit të emrit të Camp Nout duket se është në fazën finale të tij.
sfidanti.al