Po festoni? Pini, pini se do të vini të dehur kundër Juventusit..

Juventus kundër Napolit ka filluar të mërkurën në darkë, disa orë pas përfundimit të ndeshjeve të mesjavës në Serinë A. Reina, Mertens dhe Kajehon kanë qënë për darkë pas fitores me Empolin dhe kanë marrë në telefon mikun e tyre të vjetër, sulmuesin Gonzalo Higuain.  Pipita u është përgjigjur miqve të tij në një moment: “ Po festoni ? Pini, pini dhe kështu do të vini të dehur kur të luani me Juventusin të shtunën!”

Janë bërë shumë deklarata plot helm për largimin e golashënuesit argjentinas nga Napoli, e vërteta është se midis Napolit dhe Higuain ka mbetur një flirt dashurie.  Një miqësi dhe raport intim midis futbollistëve, të cilët qeshin kur lexojnë se Pepita quhet tradhëtar, ngaqë ata e dinin fare mirë se largimi i tij nuk ishte i papritur. Si pakkush, Gonzalo ishte sqaruar me të gjithë dheka lënë mbresa jo vetëm për golat, për sensing unik para portës, por edhe për sjelljen prej xhentelmeni.