Pioli e quan Milanin të guximshëm, por Inzagi beson se Interi duhej të fitonte

Një barazim mund të interpretohet sipas dëshirës dhe jo rrallë trajnerët kundërshtarë dalin me versione të kundërta. Afërsisht kështu edhe pas derbi të Madoninës mes Milanit e Interit. Trajneri kuqezi, Stefano Pioli, vlerësoi skuadrën e tij si “të guximshme”. “Po tregojmë se mund të luajmë barabar ndaj kujtdo, – tha ai, – vuajtëm mjaft, por pastaj u rritëm në lojë. Nuk jemi rastësisht në këtë pozicion ku jemi”. i ndryshëm opinioni i trajnerit të Interit, Simone Inzagi. “Një mëkat ky barazim, – thotë ai, – duhej të kishim fituar sepse patëm shumë raste, më shumë sesa Milani, por gabuam përpara portës. Gjithsesi, jam i kënaqur nga ekipi dhe rruga deri në fund të sezonit është shumë e gjatë”.

Sfidanti.al