Le të lemë mënjanë dy fitoret e thella ndaj Xhenoas dhe Bolonjës. Zikaltërit kanë qenë sërish “të çmendur” këtë sezon, siç u ka ndodhur shpesh gjatë historisë, ndërsa në Itali po bëhet pyetja nëse përmbysjet në fitore tregojnë aftësinë e gabimet e trajnerit Simone Inzagi. Sukseset në Veronë, Firence dhe në Sasuolo ishin duke kaluar nga rezultati negativ në atë pozitiv, pas zëvendësimeve në pjesën e dytë. Edhe ndaj Atalantës u desh një reagim për të shmangur humbjen, dhe ka dyshime se përveçse Inzagi e lexon mirë ndeshjen dhe di të veprojë në lojë e sipër, ai gabon formacionin titullar. Kjo, edhe sepse tek Lacio nuk ka qenë aspak një revolucionar, por një trajner i gradualitetit.
Sfidanti.al