Tridhjetë vjet më parë ishte ai kapiteni i kësaj skuadre, prijësi në epokën më të lavdishme, një “belle époque” siç thonë francezët, gjë që kryesisht e realizoi ai. Sot, njeriu 30 vjet më i vjetër se atëherë, u kthye i dëshiruar për të parë “vendet e shenjta”. Diego Armando Maradona e vazhdoi pelegrinazhin në qytetin e dytë të jetës së tij, Napoli. Në kuadër të festimeve për titullin e parë në histori, vizita e tij kaloi nga stadiumi, teatri “San Karlo” dhe tani kompleksi stërvitor.
Vizita e Maradonës nuk është vetëm si kortezi apo emocionale. Ai lajmëroi se mund të kthehet në një rol drejtues në klubin e zemrës. “Kam folur me presidentin De Laurentis, – u shpreh Diego, – fillimisht, duhet të zgjidh problemet që kam në Itali, pastaj të punoj për Napolin në Itali dhe në të gjithë botën. Unë dua që të kemi një skuadër të fortë dhe fituese, që të luajë si e barabartë ndaj Juventusit, Interit, Milanit apo Romës”. Pra, do një skuadër si ajo ku luajti vetë, së bashku me Alemaon apo Karekën.
Sfidanti.al