Oh, përse duhej kjo! Higuan i thyen zemrën Napolit!

Nga të gjithë skenarët ky ishte më i keqi për tifozët e Napolit, ndoshta edhe për vetë ish-sulmuesin e kryeqendrës së Jugut. i takoi Gonzalo Higuainit që të vendoste humbjen e ekipit ku u adhurua si pak të tjerë sezonin e kaluar. Juventusi fitoi 2-1 në Torino falë golit të sulmuesit më të mirë të vjetshëm, 20 minuta përpara fundit.

Leonardo Bonuçi kaloi në epërsi vendasit, por Hoze Maria Kajehon barazoi me të nisur pjesa e dytë dhe gjithçka duket e përcaktuar në një barazim që nuk do të mërziste shumë kampionët, e do të kënaqte napolitanët.

E majta e argjentinasit ishte e pakapshme për portierin Reina, veçse blerja më e shtrenjtë në Itali nuk humbi betejën më të vështirë, atë të respektit. Pasi u takua përzemërsisht me ish-trajnerin e tij, Sarrin, ai nuk festoi pas golit, ashtu siç kishte deklaruar edhe babai i tij, dhe ndryshe nga sa ishte nxitur nga të tjerë. Napoli nuk luajti keq, në një ndeshje nervoze ku Kielini doli nga loja për dëmtim, por tashmë Juventus është shkëputur 7 pikë nga nënkampionët e vitit të kaluar.

Dy humbjet në “San Siro” mund të jenë edhe një rastësi, për një skuadër me potencial tepër të madh, dhe për një klub që nuk ngurroi të shpenzonte 90 milionë euro në verë për të marrë Këpucën e Artë të Italisë, Gonzalo Higuainin.

B. Kuka