Një hesap me gjysmë rroge për të percjellur..Hernanes

Mesfushori i Juventusit, Hernanes, mund të largohet nga bardhezinjtë gjatë merkatos së janarit. Pasi ka qenë një hap larg transferimit te Xhenoa në ditët e fundit të merkatos së verës, braziliani është kthyer në vëmendjen e klubit të Preciozit, i cili duhet të fitojë konkurrencën me meksikanët e Tigres. Drejtuesit bardhezinj janë të gatshëm ta lëshojnë edhe në huazim për një vit e gjysmë, duke paguar gjysmën e rrogës së lojtarit.