Sot, në mbrëmje, Mançester Siti do të luajë në “Old Trafford”, ku do të përballet me ekipin kundërshtar kryesor të tij, Mançester Junajtidin, në kuadrin e Kupës së Ligës. Të dy ekipet, uikendin e kaluar, nuk arritën që të shënojnë fitore në Premier Ligë, por më keq kaloi ManU-ja që u shkatërrua 4-0 nga Çelsi. Mediumet anglezë, me rastin e ndeshje së sotme, shkruajnë se Pep Guardiola ka gjetur një mënyrë tjetër për ta nënvlerësuar përsëri Zhoze Murinjon, pasi, ka shumë mundësi që ManSiti të nxjerrë, në mbrëmje, në fushë, futbollistë rezervë, ndërkohë që Murinjo ka paralajmëruar se ai do të luajë me futbollistët e tij kryesorë. Këtë veprim të trajnerit spanjoll mediumet ishullorë e konsiderojnë si një mënyrë të re të tij për ta nënvlerësuar Murinjon.