Tirana “hakmerret”, Partizani dhe Skënderbeu bien në Kategorinë e Parë

Mjaftuan vetëm tre ditë, që Tirana t’i kthejë reston gjirokastritëve, të cilët në ndeshjen e javës së tetë të kampionatit, i shkaktuan bardhebluve humbjen e parë. Skuadra e Dajës luajti sërish si udhëtuese ndaj Luftëtarit, por tashmë për Kupën e Shqipërisë, ndërsa takimi ishte shvendosur disa kilometra më në jug, në “Roza Haxhiu” të Lushnjës. 1-4 për skuadrën që e ka fituar 15 herë këtë trofe, ndërkohë që vjen edhe një triplet e sulmuesit afrikan Sise.

Mazrekaj më në fund e gjeti mundësinë për të lujtur këtë sezon një ndeshje si titullar, por humbi një penallti në të 6’ dhe në fund Partizani u mund 1-0 në Lezhë nga Besëlidhja. Duhet të ketë qenë një rezultat që ka djegur tek drejtuesit e nënkampionëve të vendit, megjithëse trajneri Starova aktivizoi shumë futbollistë që kanë pasur pak minura në kampionat, pasi presidenti Demi është larguar nga stadium pa e pritur përfundimin e takimit.

Por edhe Skënderbeu është mundur në Fier, duke e lënë kualifikimin për ta diskutuar në ndeshjen e kthimit. Madje humbja e korçarëve mund të kishte qenë më e thellë, nëse Xhejms në të 83’, nuk do të zvogëlonte disavantazhin e dy golave të shënuar më parë nga Uzuni dhe kapiteni Dimo, ky i fundit një “ish” i skuadrës korçare.

Kupa e Shqipërisë/ Rezultatet

Grupi A

Apolonia – Skënderbeu                  2-1

Dinamo – Kukësi                             0-2

Luftëtari – Tirana                            1-4

Bylis – laçi                                         1-1

 

Grupi B

Besëlidhja – Partizani                     1-0

Kastrioti – Teuta                              2-1

Kamza – Vllaznia                             0-2

Tërbuni – Flamurtari                      3-3