Napoli, në provimin e maturisë përpara trajnerit Sarri!

Mauricio Sarri ngjan me një mësues të drejtë, por të rreptë. Në vend që të paraqitej shumë i kënaqur nga skuadra e tij, Napoli, që po fiton dhe po kthehet në pretendente në çdo kompeticion, njeriu që zakonisht nuk di të qeshë, zgjedh fjalë të tjera. “Nuk kam ende sigurinë që skuadra ime është pjekur sa duhet, – u shpreh ai, në prag të ndeshjes së Serisë A ndaj Palermos, – në takime të tilla mund të vuash, siç na ndodhi ndaj Sampdorias dhe Sasuolos. Më duhet shenja e tretë lidhur me mentalitetin e Napolit, për të pasur provën se jemi pjekur siç duhet”.

Sezoni është plot me sfida dhe mundësi për të fituar trofe, veçse Sarri nuk ka qejf të ëndërrojë. “U takon tifozëve të ëndërrojnë, ndërsa ne duhet të punojmë që t’ua nxisim ëndrrat, – u shpreh ai, – unë për vete nuk di të ëndërroj, edhe kur shoh ëndrra, i harroj”. Trajneri napolitan ka një kritikë për kalendarin, ndërsa do të ketë takime kampionati, kupe dhe Championsi. Përsa i përket lojtarëve, besohet se Elseid Hysaj mund të jetë sërish titullar, Milik do të lihet jashtë skuadre, Kirikesh nuk është ende gati, Pavoletit i duhen minuta, ndërsa Gulam nuk dihet në çfarë gjendjeje kthehet nga Kupa e Afrikës.

Sfidanti.al