– Përse trajneri Milinkoviç i Luftëtarit e çmon si fitore të madhe ndeshjen me Partizanin që bëri lojë të “vogël”?
– Sepse ajo që ndodhi në fushë shkoi përtej turpit me dy gola, sepse askush nuk e kishte zvogëluar në atë mënyrë sa e privoi edhe vajtjen në ..portë!
-Përse sulmuesi i Kukësit, Pero Pejiç ka bërë përsëri një gol tjetër kur ka thënë se Partizani në Gjirokastër ishte me fat se gjërat mund të kishin shkuar edhe më keq?
-Sepse kroati nuk harron fjalët me helm të klubit të kuq kur thonin se Kukësi di të shënojë vetëm kur japin assist arbitrat…
-Përse pas asaj që ndodhi me tifozët e Tiranës që arritën edhe të qëllonin futbollistët e tyre për shkak të tradhëtisë, klubi deklaronte me frikë dhe pa moral se ..e kishte mirëkuptuar arsyen e dhunës së tyre?
-Sepse edhe vetë trajneri Josa, më kampioni midis trajnerëve në qarkullim, kur është pyetur nga tifozët ka ngritur flamurin e bardhë, sa hap e mbyll sytë, duke thënë: “ Jam me ju, Partizani nuk duhet të luajë në Stërmasi”..
– Përse Skënderbeu kampion edhe përballë Flamurtarit ka vuajtur shumë për të fituar me një gol, bile vlonjatët thanë se “ ma futën dorën në xhep”?
-Sepse nuk është më ai ekipi që luante futboll të atillë, që edhe të poshtëronte në fushë, edhe nuk të linte të qaje..
-Përse presidentët Demi dhe presidentin Halili pranuan të shfaqeshin në ekran si dy “ nxënës kokëfortë” për t’u pajtuar nga kryetari Veliaj?
-Sepse thonë se kryetari t i humbet magjiaq larg ekranit, por me sinqeritet u paska thënë: “ Presidenti Duka iu nxit kundër njëri tjetrit, ndërsa mua më duhet t’iu bashkojë..”
-Përse futbollisti i bujshëm i Luftëtarit, Abazaj ka deklaruar pas ndeshjes se sa herë kapte topin i dukeshin si manekinë futbollistët që thonin se ..ishijn nisur për titullin kampion?
-Sepse çunat e Partizanit ishin nisur në Gjirokastër jo vetëm për t’i marrë portën peng, por edhe kalanë e qytetit..