Mund të besohet mrekullia e Milanit në San Paolo me Napolin

Drejtori sportiv i Mialnit, Masimiliano Mirabeli është intervistuar nga “Sky Sport” para ndeshjes së sotme kundër Napolit. Ai ka shpalosur objektivat e kuqezinjve në këtë takim tepër deliakt. “Napoli është një shkëlqyer dhe këtë e dimë të gjithë. Por Milanin e shoh mjaft mirë dhe kam besim të plotë të djemtë tanë. Nëse duam të marrim një rezultat pozitiv në Napoli, duhet të japim më të mirën. Personalisht e shoh me optimizëm këtë takim, sepse gjatë kësaj kohe kemi punuar shumë fort. Këto janë javë të rëndësishme, sepse veç kampionatit luajmë dhe fatin tonë në Ligën e Evropës. Takimi kundër Austrisë së Vjenës është vendimtar, mund të kualifikohemi që të enjten e ardhshme”- ka thënë ai.