Mauricio Sarri vazhdon të mos flasë për mediat italiane në prag të ndeshjeve të Serisë A. Në këto kushte janë lojtarët e Napolit që zëvendësojnë trajnerin e tyre. Mbrojtësi i kryesuesve të Serisë A, Raul Albiol ka folur në prag të sfidës kundër Milanit, duke analizuar ndeshjen di dhe ënddat e tij deri në mbyllje të sezonit.
Përballë Milanit – “Shpresojmë që pas pauzës së kampionatit të kthehemi me një fitore. Duhet t’ia nisim me bateritë plot, sepse gjatë javëve në vazhdim na presin takime shumë të rëndësishme. Duam ta nisim mbarë, që do të thotë duke fituar përballë Milanit.”
Juve favorite – Një fitore ndaj Milanit do të thoshte dhe një javë më shumë në krye të Serisë A për Napolin që ndjen nga afër frymën e Juventusit. “Është e natyrshme që Juventusi të jetë favorit, sepse ka fituar titullin në 6 vitet e fundit. Kjo do të thotë se nuk na lejohen shumë gabime. Ne jemi në formë të mirë, por ndaj Milanit duhet të bëjmë kujdes, sepse janë një skuadër e rinuar. Në përballje të tilla renditja nuk të tregon asgjë.”
Ëndrra titull – Juventusi është favorit, Milani për t’u pasur kujdes, Interi, Lacio e Roma që nuk heqin dorë. Por çfarë mbetet tjetër? Për Albiolin, ky është viti i duhur për të kthyer titullin në Napoli. “Unë kam katër fëmijë, por nëse fitoj titullin me Napolin dua dhe fëmijën e pestë”- ka thënë Albiol.