Ka tetë vite me Celsin, por nuk ka luajtur asnjë minutë me të!

Matej Delac ka qenë një nga portierët më të talentuar në Kroaci. Më 2009, kur ai ishte një tinejxher 17 vjeç, ai nënshkroi kontratë me Celsin që pagoi tre milionë euro për këtë portier të ri që, atëkohë, mbronte portën e Interit të Zapreshiçit.

Mbas ardhjes në “Stemford Brixh”, Delaci u huazua tek ekipi holandez, Viteze. Në fakt, talenti i tij nuk u zhvillua në atë drejtim që pritej, kështu që, në vend që të kthehej te Celsi, ai vazhdimisht u jepej hua klubeve të tjerë.

Veç Vitezes, Matej Delac, si lojtar i huazuar, ka luajtur me Vitoria Gimareshin, Vojvodinën, Sarajevën, Arlesin, Muskronin, etj.

Sfidanti.al