Atletiko vs Real Madrid, një derbi që vlen 1.2 mld Euro

Atletiko dhe Reali i Madridit sdo të luajnë këtë të shtunë në ‘Wanda Metropolitano’ atë që quhet derbi I 1.2 miliardë Eurove, kjo për shkak të vlerës së kanë në merkaton e transferimeve futbollistët e këtyre dy skuadrave. 1 miliard e 253 milionë e 300 mijë Euro është shifra reale e vlerës së lojtarëve të Atletikos dhe Realit të madridit shifër kjo që është e përcaktuar nga website i specializuar në këtë fushë ‘Transfermarkt’.

Sipës këtij website, skuadra e Realit të Madridit ka një vlerë prej 743.8 milionë Euro , ndërsa ajo e Atletikos, 509.5 milionë euro. Mes tyre ndodhet Barcelona, ftubollistët e së cilës kanë një vlerë në merkato prej 706.5 milionë Eurosh

Sfida që do të luhet në Wanda Metropolitano prezanton 33.7% të vlerës së të gjithë futbollistëve që luajnë në La Liga. Te Reali i  Madridit futbollistët më të shtrenjtë  janë Kristiano Ronaldo 100 mln Euro, Bejl me 80 milionë dhe Kros me 70 milionë Euro. Në krahun tjetër, te Atletiko më të kushtueshmit janë, Grizman 80 milionë Euro, Koke 60 milionë dhe Karrasko 40 milionë Euro

Cila do të ishte formacioni më i kushtueshëm nëse bashkohen dy skuadrat? Ja një 11-sh I mundshëm; Obkal(40 mln), karvahal(32 mln), Godin (38 mln), Ramos(40 mln), Marselo(38 mln); Kros(70 milionë), Koke(60 mln), Bejl(80 mln), karrasko(40 mln); Grizman (80 milionë), Ronaldo(100 milionë euro), shifra totale e këtij formacioni të bashkuar është 618 milionë Euro.

Sfidanti.al