Zlatan Ibrahimovic është sërish gati për t’u kthyer në fushat e lojës. Ai që konfirmoi lajmin ishte vetë trajneri I Mançester Junajtit, Zhoze Murinjo në një konferencë për shtyp. Sulmuesi suedez që e ka rinovuar kontratën me Djajtë e Kuq, është riaftësuar nga dëmtimi i pësuar në gju sezonin e kaluar në ndeshjen me Anderlehtin në Europa League dhe do të jetë në stol në ndeshjen që Mançester Junajtid do të luajë këtë fundjavë me Njukasëll.
Po kështu në pankinë bashkë me Ibrahimovic do të jenë edhe Pogba e Roho, edhe këta pas riaftësimit nga dëmtimet e pësuara. Zlatan Ibrahimovic, gjatë sezonit të tij të parë me Mançester Junaitid shënoi 28 gola dhe dha 10 pasime në 46 ndeshje të zhvilluara.
Sfidanti.al