Stakonivisti Mesi, rreth 2000 minuta të luajtura për 3 muaj

Te Barcelona tashmë matet deri me sekonda koha e qëndrimit në fushat e lojës të Lionel Mesit. Në vetëm 3 muaj argjentinasi ka luajtur rreth 2000 me Barcelonën dhe Argjentinën që do të thotë 91.6% të kohës. Në moshën 30 vjecare, Mesi vazhdon të jetë një ndër lojtarëve më të aktivizuar. Përpara tij për minutazhin  në fushat e lojës qëndron vetëm portieri Ter Shtegen me 2250 minuta lojë. Valverde po e ndjek me vëmendje evolucionin e argjentinasit dhe për këtë arsye bëri një pakt me trajnerin Sampaoli që të mos e merrte në skuadër Mesin për miqesoren me Nigerinë.

Ai që e ndjek argjentinasit përsa i përket kohës së aktivizimit është Umtiti me 1890 minuta dhe duke marrë parasysh moshën 24 vjecare të francezit, një gjë e tillë mund t’I lejohet. Podiumin e plotëson Buskets me 1771 minuta i  ndjekur nga Rakitic me 1675, Suarez 1605, Xhordi Alba 1561 dhe Pikè me 1458 minuta aktivizimi.

Sfidanti.al