Milani shkon drejt titullit si në 2011, me shpenzime të vogla!

Në këto nivele zakonisht duhen miliona madje shumë, por ndodh që t’ia dalësh edhe me “thërrime”. Milani po e provon për herë të dytë, ndërsa gjatë verës nuk bëri shpenzime të mëdha, me përjashtim të Tonalit. Edhe afrimi i Ibrahimoviçit, Kjerit dhe Zelemekersit në janarin e kaluar nuk pati shumë “harxhe” përveçse për rrogën e suedezit. Në 2011 kjo gjë ndodhi për herë të fundit me sukses, pasi në dimër u morën Kasano, Van Bomel, Legrotalje dhe Emanuelson, pasi gjatë verës u bënë shpenzime më të mëdha me Ibrahimoviçin, Robinjon e Boatengun. Atëherë u fitua titulli, ndërsa tani skuadra është e para në renditjen e Serisë A, madje pa humbur asnjë ndeshje, diçka që nuk ka ndodhur me asnjë skuadër tjetër të ligave të mëdha europiane.

Sfidanti.al