Barcelona synon Halandin, por Reali i Madridit ndihet shumë i qetë!

Një nga kandidatët për president të katalanasve ka deklaruar se nëse zgjidhet ai, do të marrë sulmuesin norvegjez. Emili Ruso e bëri këtë premtim, por mediat e Madridit shkruajnë se Reali ndihet shumë i qetë pavarësisht se kjo do të ishte konkurrencë për të. Gazeta “AS” shkruan se presidenti Florentino Perez ka biseduar mjaftueshëm me agjentin e Erling Halandit, Mino Raiolën, dhe nuk ndihet i kërcënuar nga Barcelona. Kandidati për president cilësohet si “prurje e vonshme” në “pistën Haland”, dhe Reali beson se do të jetë në gjendje të sigurojë shërbimet e yllit të ri të Dortmundit kur të vijë koha e duhur.

Sfidanti.al