Megafesta që po mendohet se po organizohet nga Neymar për festën e Vitit të Ri vazhdon të ngjallë polemika. Sipas të përditshmes ‘L’Equipe’, drejtësia braziliane tashmë ka hapur një hetim për grumbullimin e 150 personave në një prej vendeve më të prekur nga pandemia coronavirus
E megjithatë, sipas tabloidit ‘The Sun’, disa prej modeleve të ftuara janë nisur drejt Rio De Janeiros për të marrë pjesë në festivalin e organizuar nga sulmuesi i Paris Saint Germainit për t’i thënë lamtumirën vitit 2020. Tabloidi britank zbuloi emrat e modeleve që janë nisur drejt Brazilit dhe që mendohet se janë kontaktuar nga Neymar nëpërmjet mesazheve direkte në Instagram; Kiki Passo, Michelle Nevius dhe Jessica Bartlett janë disa prej këtyre modeleve.
Për më tepër, po spekulohet me lajmin se brazilianet Camila Remedy dhe Fernanda Brum mbërritën të hënën me një jet privat nga Porto Alegre: ‘Do të mbyllim vitin me glamour-shkruanin ato në rrjetet sociale.
Ana Liz Bittencourt, influencer dhe modele, tregoi fotot ku spikaste byrzylyku për hyrjen në event. Madje edhe ish e dashura e Neymar, Carol Dantas mund të jetë e pranishme në festë.
Edhe pse në Rio De Janeiro nuk është e ndaluar organizimi i festave në banesa, përfaqësues të futbollistit kanë refuzuar të lidhin këtë event me Neymar. ‘Është cështje e agjencisë dhe nuk ka të bëjë me Neymar-thanë avokatët e sulmuesit për AFP-nuk kemi informacion për këtë event’.
Sfidanti.al