Në Spanjë; vetëm lojtarët që blihen nga 1 janari në merkato do të jenë ekstrakomunitarë

Pas akordit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE për Brexit, Liga, Federata Spanjolle e Futbollit dhe Shoqata e Futbollistëve në Spanjë, arritën një akord për sistemimin e situatës së futbollistëve britanikë që luajnë në vendin iberik. Në bazë të këtij akordi, lexohet te AS, futbollistët që janë federuara tashmë për sezonin 2020/21 nuk do të kenë vend ekstrakomunitari, por të tillë do të jenë ata që mbërrijnë në Spanjë duke nisur nga kjo e enjte.

Për shembull, ky akord i lejon Kieran Trippier te Atletico Madrid dhe Gareth Bale që është nën kontratë me Realin e Madridit por që është dhënë me huazim te Tottenham, që të ruajnë vendin e komunitarit. Por kjo nuk do të ndodhë nëse ata do të zgjasin kontratat respektive përtej datës së skandencës së tyre.

Sfidanti.al