Në pritje të rinovimit të kontratës me Mercedes për një sezon të 8 në timonin e Shigjetave të Zeza(apo të Argjendta), Leëis Hamilton merr një titull nderi të vendit të tij; shpallet Kalorës i Mbretërisë së Bashkuar për sezonin perfekt që zhvilloi në Botërorin e Formula 1 duke fituar titullin e 7 botëror për pilotë
Ky nuk është nderimi i parë që i bëhet Sir Lewis Hamilton. Në fund të botërorit 2008, Leëis u nominua për Member of British Empire.
Në këtë mënyrë Hamilton iu bashkohet listës së personaliteteve të privilegjuara në botën e Formula 1 që janë nderuar në këtë mënyrë; Jack Brabham në 1978 dhe Jackie Stewart në 2001, që të dy 3 herë kampionë bote. Ndërsa në 2000 titullin ‘Sir’ e mori Stirling Moss
Në moshësn 35 vjecare, Lewis nuk është sportisti më i ri që iu dha ky titull zyrtar shumë prestigjioz. Tenisti Andy Murray e mori atë në 2017 në moshën 29 vjecare pas suksesit të dytë në Wimbledon, në 2013 titulli iu dha Bradley Wiggins në moshën 32 vjecare për suksesit në Turin e Francës në 2012 dhe 5 medaljeve të arta olimpike
Duke u kthyer te Hamilton, dhënia e titullit për britanikun që u shty për cështje të lidhura me rezidencën e pilotit që la Anglinë për t’u transferuar në Montecarlo dhe më pas në Zvicës për cështje fiskale, u motivua jo vetëm me rezultatet sportive por edhe me impenjimin social të Hamilton e sidomos për betejën e tij kundër racizmit.
Sfidanti.al