Trajneri kuqezi ka deklaruar që skuadra e tij ka krijuar shumë raste shënimi, por duhet të japë më shumë në fushë.
“Ky është futbolli, më vjen keq për shanset që krijuam. nëse do të flasim për organizim dhe lojë kam pak për t’u thënë futbollistëve të mi, por kemi probleme në fazën e realizimit”, deklaroi Montella.
“Ky rezultat na penalizon, por duhet të besojmë në principet tona të lojës. Sampdoria është një skuadër e mirë, por nuk kishte krijuar asgjë deri në momentin e golit. Futbollistët duhet të flasin më pak dhe të japin më shumë në fushë”, shtoi ai.
Ja rezultatet: Atalanta – Kaljari 2-0, Kievo – Udineze 0-0, Empoli- Torino 1-1, Xhenoa -Sasuolo 0-1, Peskara-Lacio 2-6, Palermo -Krotone 0-0, Milan -S ampdoria 0-1 dhe Juventus -Inter ora 20.45.