Ateltët rusë po bien, sikur po i pret ndonjë kosë, në testet e dopingut që ka vendosur të realizojë Agjencia Botërore e Antidopingut (ËADA). Kështu, Rusia mbeti, ditët e fundit, edhe pa një medalje tjetër, pasi testet e fundit treguan se sprinterja ruse Antonina Krivoshapka doli pozitive në një test doping. Krivoshapka ishte pjesëtare e ekipit rus në stafetën 4 x 400 m në Lojrat Olimpike të vitit 2012 q ë u zhviulluan në Londër, ndërsa provat e fundit treguan se ajo kishte përdorur, atëkohë, steroidin turinabol.
Edhe katër atletet që konkurruan krahas saj do të mbesin pa medaljet e argjendta qe, tani, do t’u takojnë atleteve të Xhamajkës, ndërsa ato të bronzit – Ukrainës. Krivoshapka konkurroi, për herë të fundit, në vitin 2013, në kampionatin botëror, ku fitoi medalje të bronzit. Krahas saj, në testet e fundit të dopingut “ranë” edhe Vera Ganejeva (hedhëse diskut) dhe Adem Kilici (boksier).
Sfidanti.al