Mesazh i Berluskonit për “luftëtarin” Gatuzo, sikur të ishte punë fati…

Xhenaro Gatuzo do të ketë detyrën e vështirë që ta kthejë Milanin në rrugët fituese dhe, në të njëjtën kohë, ta fusë në rrugën e duhur zbatimin e projektit shumëmilionësh të pronarëve të rinj kinezë të klubit të “San Siros”, pavarësisht nga fakti se “Rino”, sikurse e quajnë shkurt Gatuzon, është ende një trajner i ri dhe i padëshmuar aq sa duhet. Sidoqoftë, fakti që edhe ai është një lëgjendë e klubit “rosoner”, i mundëson atij që të ketë mbështetjen e tifozëve dhe, midis tyre, edhe të ish-pronarit të Milanit Silvio Berluskoni që, sikurse dihet, gjatë verës së kaluar,

ua shiti këtë klub italian pronarëve kinezë që bënë investime të mëdha. Por, megjithatë, rezultatet e deritanishme që ka arritur Vinçenco Montela në krye të ekipit, as që iu afruan atyre që synoheshin, kështu që ky trajner, më në fund, u shkarkua dhe, në vend të tij, u vendos ish-futbollisti i Milanit Xhenaro Gatuzo.

Me këtë rast, u prononcua edhe ish-pronari i famshëm i Milanit Berluskoni që, në rrjetet sociale, i uroi fat “luftëtarit” Gatuzo.

“Unë zhvillova një bisedë telefonike miqësore të gjatë me ‘luftëtarin’ tim të vjetër, Rino Gatuzo. Paç fat, Rino, dhe, sigurisht, Forca, Milan”, theksohet në mesazhin e Berluskonit.

Sfidanti.al