Brenda një dite, në Itali u bënë dy zëvendësime trajnerësh. Krahas Vinçenco Montelës që u shkarkua si trajner i Milanit, për shkak të rezultateve të dobta, “fluturoi” edhe koka e trajnerit të Sasuolos, Kristiano Buki. Ky klub i Serisë A njoftoi, zyrtarisht, se e ndërpriste bashkëpunimin me trajnerin Buki. Pritet që në stolin e drejtimit të Sasuolos të ulet Bepe Jakini.
Nën drejtimin e Bukit, Sasuolo ka pësuar nëntë humbje në 14 ndeshje të sezonit aktual të Serisë A dhe ka vetëm një pikë më shumë sesa ekipet që ndodhen në zonën, nga ku bihet në kategorinë e mësposhtme.
Sfidanti.al