Tudorel Mihalesku është invalid me një dorë që është shumë i dhënë pas futbollit dhe, megjithëse është 51 vjeç, qëndron mes dy shtyllave të portës në një ligat e ulta të Rumanisë, duke luajtur me ekipin Rompirm. Ai, megjithë ka hyrë në vitin e 60-të të jetës së tij, arriti të realizoi ëndrrën e vet – ta mbronte portën e ekipit të tij kundër ekipit më të madh rumun Steaua. Për shkak të problemeve lidhur me përdorimin e emrit Steaua mes Ministrisë rumune të Mbrotjes dhe pronarit të këtij klubi gjigant, ish-kampion të Evropës, Xhixhi Bekali, gjyqi vendosi që Steaua ta ndërroi emrin, ndërkohë që emblema dhe ngjyrat e klubit iu lanë në pronësi ushtrisë rumune. Klubi gjigant i Bukureshtit, tani, quhet FCSB, ndërkohë që Steaua e vërtetë luan në Ligën e 4-t. Me Steauan e vërtetë janë tifozë të gjithë ata mbështetës të këtij klubi kolos rumun që janë në “luftë” me pasanikun Bekali.
Këshu, erdhi dita që ky klub i ushtrisë rumune të luajë me Romprimin dhe, me këtë rast, Mihaleskut nuk iu bë shumë vonë që Steaua ia mbushi rrjetën e portës plot me gola, deri “në majë”, duke qenë se pësoi nëntë gola, por se arriti që të ndodhej në portë në ndeshjen me klubin më të njohur rumun, me të cilin ai është tifoz. Me Steauan luajnë disa lojtarë profesionistë dhe në atë ligë merr pjesë edhe Akademia Rapid, ish-Rapidi i Bukureshtit.
Duhet të theksohet se, megjithëse, Mihalesku ka vetëm një dorë, ai arriti që ta mbrontë portën e vet nga pësimi edhe i nëntë golave të tjerë. Për të thonë se ai është portieri më i mirë në ligat e ulta rumune dhe se ai është në gjendje që ta dërgojë topin me dorë në zonën 16-tshe të ekipit kundërshtar!
Sfidanti.al