Mançester Siti ‘mbërthen’ David Silvën, spanjolli rinovon deri në 2020.

David Silva do të vazhdojë të jetë pjesë e Mançester Sitit. Futbollisti i përfaqësueses spanjolle rinovoi kontratën me klubin anglez deri në vitin 2020, gjë që u konfirmua nga vetë citizens nëpërmjet mjeteve të komunikimit

‘Jam shumë i kënaqur që edhe në të ardhmen do të jem te Mançester Siti-tha David Silva-jam krenar për atë që kam arritur gjatë këtyre 7 viteve e gjysmë dhe me Guardiolën në stol, ndjej se kemi shumë shanse për  të fituar trofe këtë sezon dhe në ato që do të vijnë. Është një kënaqësi për mua që të aplikoj  një stil lojë si ai që ka skuadra  jonë dhe kam shumë dëshirë që të fitoj shumë trofe’.

Kjo është hera e dytë që David Silva rinovon me Mançester Sitin, klub tek i cili u transferua në vitin 2010 nga Valencia. Rinovimi i parë me Citizens i spanjollit 31 vjecar u bë në vitin 2014 kur ai e zgjati kontratën deri nëvitin 2019. David Silva është një element i rëndësishëm në formacionin e Guardiolës. Këtë sezon ai ka luajtur në 18 ndeshje ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 10 pasime.

Sfidanti.al