Kritikat nuk munguan për kampionët e Italisë pas dështimit ndaj Salernitanës. Tifozët padyshim që ndihen të tronditur, mediat patën “shigjetime”, ndërsa trajneri Stefano Pioli nuk e fshehu shqetësimin.. “Na mungoi saktësia dhe përqëndrimi, – deklaroi ai, – Nuk arritëm të merrnim fitoren, të cilën e deshëm. Është një mëkat sepse kishim një mundësi për të pasur vazhdimësi këtë sezon dhe për të përmirësuar renditjen. Duhej të bënim më shumë dhe mund të bënim më shumë. Ja dolëm vetëm pjesërisht”.
Mediat italiane nuk i kursyen kampionët duke kritikuar sidomos sulmuesin portugez, Rafael Leao, që nuk është vetvetja ndërsa kanë ngecur bisedimet për rinovim. “Zhiru dhe asgjë më shumë, – komenton “La Gazeta delo Sport”, – gol dhe pastaj zbrazëti. Dështim për Leaon dhe Origin!” “Milani zgjat tepër pak, flaket në kosh vendi i dytë, – është titulli i “Il Korriere delo Sportit”, – Reagon Salernitana, 1-1 në “San Siro”!”
Sfidanti.al