Shpresa është që dëmtimi i Gjimshitit të mos jetë shumë i rëndë!

E sigurt që këtë fundjavë nuk do të luajë, pra ndaj Empolit nuk mund ta shohim në fushë. Në vend të Berat Gjimshitit, trajneri Gasperini do të aktivizojë Demiralin. Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, i dëmtuar në humbjen 0-2 në Napoli, do të mësojë nesër se në cilën shkallë është lëndimi i tij. Për momentin, duket se gjendja nuk është aq e rëndë dhe se Gjimshiti do të bashkohet me kombëtaren dhe mund të jetë në dispozicion të Silvinjos për ndeshjen ndaj Polonisë në 27 mars në stadiumin kombëtar të Varshavës për eliminatoret e Kampionatit Europian 2024.

Sfidanti.al