Trajneri i “dragonjve” e ka të qartë nivelin e rivalit, por edhe cilësitë e skuadrës së tij. Serzhio Konseisao, ish-futbollist në Itali me Lacion, është sot teknik i Portos dhe synimi është eliminimi i Interit nga Championsi. Zikaltërit fituan 1-0 tri javë më parë në Milano, dhe tani duhet përmbysje. “Na duhet një skuadër agresive dhe shumë inteligjente, – thotë ai, – do të duhet të bëjmë presion të madh dhe ritëm shumë i lartë i ndeshjes, pasi Interi ka lojtarë të shkëlqyer. E di nivelin e Interit, por e di edhe se çfarë është në gjendje të bëjë skuadra ime”.
Sfidanti.al