Skandali padyshim që është tepër serioz dhe flitet për dokumenta e prova që katalanasit kanë paguar miliona euro për ish-zv.presidentin e gjyqtarëve në Spanjë, kuptohet në këmbim të favoreve. Autoritetet kanë hapur hetim për Barcelonën dhe madje edhe Reali i Madridit do të jetë “klient” në gjyq. Po ashtu, qeveria spanjolle është që gjyqi të sqarojë gjërat deri në fund. Çfarë rrezikon klubi në “Kamp Nou”? Sipas “Markës” së Madridit, që flet me specialistë të fushës, Barça mund të marrë minimalisht një gjobë, të ketë bllokim të aktiviteteve për 5 vjet apo edhe në rastin e skajshëm të shkrihet si klub. Në Katalonjë po thonë se në Spanjë bëjnë mirë të shikojnë favoret e Realit në vitet 50-të e 60-të apo edhe 70-të si klubi i ish-diktatorit Franko, pra i shtetit.
Sfidanti.al