Maradona kundër De Laurentis: Shet edhe gruan për para

Diego Armando Maradona nuk mund të qëndrojë jashtë zënkave, aq më shumë kur bëhet fjalë për Napolin. Ketë radhë “El Pibe de Oro” ka sulmuar presidentin Aurelio De Laurentis, në lidhje me shitjen e Gonzalo Higuainit te Juventusi. Në një intervistë për mediat italiane, Maradona është shprehur: “De Laurentis është i gatshëm të shesë edhe gruan e tij për interesa. E pa që Juventus kishte nevojë për një “sulmues dhe i shiti atyre Higuainin”.

Madje Maradona e vazhdon komentin, duke e marrë gjithçka si personale. “Çdo kush në zemrën e tij zgjedh Napolin, ose Juven, Higuain zgjodhi Juven, por unë Napolin. Kanë ndryshuar shumë gjërat. nga koha kur ne ishim më shumë të lidhur me fanellën se sa paratë. Nuk shoh asnjë diferencë të madhe mes dy skuadrave në lojën që bëjnë, madje mund të them se janë të barabarta”, ishin fjalët e kampionit argjëentinas.

Sfidanti.al