Maldini kategorik: Nuk ka asnjë shans që të kthehem te Milani!

Paolo Maldini, të gjithë karrierën e tij e ka kaluar te Milani, por ofertën e fundit nga pronarët e rinj që të marrë përsipër funksionin e drejtorit teknik të tij e kundërshtoi në mënyrë kategorike, për shkak të organizimit të keq në këtë klub. Kjo është hera e dytë që ai refuzon një ofertë të tillë, të cilën, herën e parë, e hodhi poshtë, tetorin e kaluar, për të njëjtën arsye. Oferta e re erdhi, pasi ky klub ndryshoi pronësinë. Silvio Berluskonin e pasoi tajkuni (pasaniku) kinez Li Jonghong, por legjenda milaneze ende nuk ka ndryshuar mendim. “Ju po më pyesni, nëse unë do të jem pjesë e bordit të ri të drejtorëve të Milanit? Përgjigja ime është:

‘Kategorikisht, jo! Kam marr edhe më parë një ofertë të tillë, por unë nuk kam ndryshuar mendim. Kam zhvilluar bisedime me pronarin e ri edhe më parë, por kam dyshime se gjendja në këtë klub vazhdon që të jetë po ajo që ka qenë. Natyrisht, tek unë ende mbizotërojnë emocionet e epokës së Berluskonit. Shpresoj që Milani të kthehet në rrugët e vjetra fitimtare, kur ai ishte më i miri në Evropë. Unë do të vazhdoj që të jem nje tifoz i madh i Milanit”, thotë Maldini, 48 vjeç, që të gjithë karrierën e tij e ka kaluar në këtë klub, 15 vite me ekipin e parë, duke fituar shtatë tituj kampioni të Italisë dhe pesë trofe evropianë, ndërsa me ekipin përfaqësues italian ka dalë i dyti në Botëror dhe Evropian.

Sfidanti.al