Biliç nuk harron : Tani, Matiçi duhet të më japë darkën!

Uest Hemi, duke mundur 1-0, në ndeshjen e fundit, Totenhemin, ndoshta, e zgjidhi çështjen e kampionit të Premier Ligës së këtij sezoni, duke ia hapur, kështu, edhe më shumë rrugën Celsit drejt titullit. Trajneri i ekipit të “çekiçëve”, slloveni Sllaven Biliç, zbuloi, me këtë rast, një ofertë interesante që ai kishte marrë nga lojtari i “bluve”, serbi Nemanja Matiç. Në fakt, sikurse shkruajnë mediumet anglezë, pjesëtari i përfaqësueses serbe i kishte premtuar Biliçit, para ndeshjes mes Uest Hemit dhe Totenhemit, se do ta qeraste me darkë, nëse ekipi i tij (Uest Hemi) nuk do të mundej. “Ai është një djalë fenomenal, një futbollist i shkëlqyer dhe njeri modest. Para ndeshjes, ai më dërgoi një mesazh se, nëse ne do të

merrnim një pikë, atëherë, ai do të më qeraste me një darkë. Tani, unë po pres darkën”, tha Biliçi, duke qeshur. Në fakt, Celsi i ka të gjitha mundësitë që ta fitojë trofeun aq të dëshiruar, pasi ndodhet 7 pikë para Totenhemit, ndërkohë që, deri në fund të kampionatit, i kanë mbetur edhe tre ndeshje jo të forta, pasi mundi me 3 gola Midellsbroun mbreme.

Sfidanti.al