Konte vazhdon festën me Çelsin, Interi mbetet pa gjumë duke përgjuar

Kryesia e klubit italian të Interit, të paktën, kështu thuhet publikisht, po vazhdon kërkimet për një trajner të ri, ndërkohë që objektivët kryesorë, ashtu sikurse qëndrojnë punët tani, ndodhen larg “Meacës”, gjë që e pranoi me sinqeritet edhe drejtori i klubit, Ausilio, duke pasur parasysh Antonio Konten të Celsit, Diego Simeonen të Atletikos së Madridit dhe ndonjë trajner tjetër të madh. Kështu, Alegri duket si një mision i pamundur, po ashtu, edhe Konte dhe Simeone, ndërkohë që ish-pronari i Interit Morati propozoi Sarin e Napolit, por, sidoqoftë, shanset më të mëdha që të ulet në stolin e drejtimit të Interit i ka Luçiano Spaleti.

Sidoqoftë, Interi ka ende edhe pak shpresa dhe po pret përgjigjen përfundimtare të Antonio Kontes, mbas ndeshjes finale të fundjavës së ardhshme të FA Kupës mes Celsit dhe Arsenalit, por, pavarësisht nga sa thuhet, është gati e sigurt se trajneri italian do të vazhdojë që të qëndrojë te Celsi. Spaleti, nga ana tjetër, do të largohet nga Roma, pasi kontrata atij i përfundon, këtë 30 qershor. Media italiane vë në dukje se, nëse Konte do ta refuzojë, edhe zyrtarisht, Interin, atëherë, shanset më të mëdhenj do t’i ketë Spaleti.

Sfidanti.al