Lionel Messi e gjen ngushëllimin e tij për këtë kampionat. Pas ndeshjes me Eibarin në Camp Nou, sulmuesi argjentinas arriti në kuotën e 37 golave që i jep atij edhe titullin e shënuesit më të mirë jo vetëm në Spanjë, por edhe në Evropë, pasi është ai fituesi i Këpucës së Artë. Duke marrë parasysh koeficientët e përcaktuar, Messi ka arritur në kuotën e 74 pikëve, 6 më shumë se futbollisti i Sporting Lisbonë, Bas Dost që e mbylli sezonin me 34 gola e 68 pikë. Vendi i tretë i takoi Pierre Emerick Aubameyang i Borussia Dortmund me 31 gola, 1 më shumë se sulmuesi i Bayernit të Mynihut, Robert Lewandowski. Për Lionel Messin, kjo është hera e katërt që fiton Këpucën e Artë duke barazuar Cristiano Ronaldon. Po kështu Messi vazhdon të mbajë edhe një rekord, atë të 50 golave të shënuar brenda një sezoni, që e ka arritur në vitin 2012.
sfidanti.al