Kur nisi epidemia e koronavirusit, Juventusi u shqetësuar shumë për shëndetin e trajnerit të tij, që njihet si njeri që nuk e ndan paketën nga xhepi. Dy apo 3 muaj më pas, është kapiteni Xhorxho Kielini që flet për vesin e Mauricio Sarrit për të tymosur cigare njërën pas tjetrës. “Ne, si futbollistë, përpiqemi të flasim me të menjëherë pas ndeshjeve apo pas stërvitjeve, – thekson ai, – do të ishte më keq nëse këtë do ta bënim pas dushit, pasi do të ishte e kotë që të laheshim. Do të mbanim vetëm erë nikotinë”.
Sarri thuhet se pi 60 cigare në ditë, që do të thotë 3 paketa, dhe nuk i ndaj ndonjëherë as gjatë ndeshjeve. Kielini thotë se trajneri është një personalitet shumë i mbyllur, ndonëse pohon se prania tek Juventusi ka bërë që të “lëmojë” pak ashpërsinë. “E vetmja gjë që askush nuk mund ta ndryshojë është vesi i tij për cigaren që është në nivele jashtëtokësore, – thekson Kielini në autobiografinë e tij, – unë e vlerësoj për karakterin tepër të fortë, dhe kjo e ka ndihmuar të ngjitet në piramidën e futbollit. Ai kërkon përsosmëri, dominim edhe në gjysmëfushën kundërshtare”.
Sfidanti.al