Luftëtari nr.1 dhe një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së Juventusit, Xhorxho Kielini, e pranon hapur se atij do t’i mungojë Leondardo Bonuçi që, tanimë, është transferuar për te Milani. Kielini dhe Bonuçi njihen mjaft mirë dhe partneriteti i tyre u ka sjellë rezultate të shkëlqyera si te Juventusi, ashtu edhe te përfaqësuesja italiane.
“Bonuçi? Në të mirë dhe në të keq, ai ka qenë miku im, pothuajse në gjithçka. Gjatë viteve të kaluara, unë kam ndenjur me të më shumë sesa me Bufonin, Barsalin, madje, duke përfshirë edhe familjen! Ai do të më mungoj në aspektin njerëzor, por, ndoshta, do të vijë një mbrojtës tjetër i mirë që do të na lejoj neve që të marrim frymë lirisht dhe ta ruajmë energjinë tonë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne ishim pesë mbrojtës, kurse, tani, jemi katër me karakteristike të ndryshme që më bën mua pak të shqetësuar”, tha Kielini në “Premium Sport”.
Sfidanti.al