Atletja bjelloruse largohet nga podiumi: Nuk është himni im!

Një skenë e pazakontë ndodhi, në qytetin italian Groseto, ku, këto ditë, po zhvillohet kampionati evropian i atletikës për të rinjtë. Bjellorusja Violeta Skvartsova doli në vendin e parë në garën e kërcimit trehapësh, por triumfin asaj ia prishën organizatorët e kampionatit që, në vend të himnit të Bjellorusisë, lëshuan himnin e Bosnjë-Hercegovinës! Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak atletes bjelloruse që, në fillim, shprehu pakënaqësinë e saj, ndërsa, më pas, zbriti, u largua nga podiumi dhe nisi të ankohej tek organizatorët.

Sfidanti.al