Ndoshta ishte vetëm një sondazh, apo ndoshta vërtet patën shpresë se mund të arrinin diçka. Tek Barcelona e provuan edhe një herë për Matijs De Ligtin, të paktën siç raportojnë mediat europiane, por përgjigja nga Juventusi ishte “JO”. Lajmet flasin për 75 milionë të ofruara nga katalanasit për kampionët e Italisë, diçka që u duk pak për kartonin e mbrojtësit 20-vjeçarit. Ish-kapiteni i Ajaksit vërtet nuk ka pasur një sezon për t’u mbajtur mend në Serinë A, e ndoshta kjo i jepte shpresë Barçës, por duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet kaq shpejt.
Për më tepër, në Torino mendojnë se De Ligti do të jetë ylli i së ardhmes për skuadrën, dhe nuk mund të pranojnë ta humbasin kaq shpejt. Me veteranët Bonuçi e Kielini në moshë të madhe, krejt natyrshëm që qendërmbrojtësi holandez do ta ketë rrugën më të hapur për të qenë titullar. Juventusi ka bërë edhe një veprim tjetër që ndikon, duke shfrytëzuar ligjin italian që bën ulje të ndjeshme nga taksat për lojtarët që qendrojnë të paktën 24 muaj në vend.
Sfidanti.al